Flash News

Ditari i Opozitës

U përjashtua nga grupi parlamentar, Spaho-Bashës në Kuvend: Nuk më largon dot ai që futi kriminelë në selinë e PD

U përjashtua nga grupi parlamentar, Spaho-Bashës në Kuvend: Nuk

Deputeti Edmond Spaho ka dalë kundër vendimit të Partisë Demokratike, që bashkë me të tjerë mbështetës të tjerë të ish kryeministrit Sali Berisha u përjashtuan nga grupi parlamentar i PD.

Duke shfrytëzuar seancën e parë të sesionit të ri parlamentar, Spaho e ka cilësuar këtë vendim si në kohën e diktaturës ndërsa ka ironizuar duke thënë se po pret që pas përjashtimit nga partia do të internohet në ndonjë fshat të Lushnjes.

Spaho: Nuk e kisha menduar që Lul Brava na sjell kohën e diktaturës, kur përjashtohen njerëz nga partia.

Nikolla: Nuk është procedurë.

Spaho: Po pres të më njoftojë fshatin ku do më internojë, ndoshta në Grabian të Lushnjes kur kam qenë në vitet ’60.

Spaho: Ju lutem mos ma ndërprit fjalën

Nikolla: Referojuni rrullores, nuk ka komente politike këtu

Spaho: Nuk më përjashton dot njeri nga grupi parlamentar i PD. Kam hyrë kur kam tërhequr me zinxhirë monumentin e Leninit. Ai ka ardhur direkt ministër. Nga PD nuk më përjashton do ai që fut kriminelë në selinë e PD dhe goditi me gaz lotsjellës anëtarë të PD dhe futi policinë për ti masakruar. Ndihmën mirë që jam distancuar se një njeri që ka humbur 4 palë zgjedhje nuk ka të ardhme me të. Mashtron anëtarësinë e PD, ti thojë atë që që nuk është për të ruajtur karrigen e tij.

 

Të fundit