Flash News

Ditari i Opozitës

Basha e shkarkoi si n/kryetar i Komisionit të Sigurisë, reagon Noka: Përpëlitjet e fundit për t’u kapur më thonj pas karriges së kryetarit

Basha e shkarkoi si n/kryetar i Komisionit të Sigurisë, reagon Noka:

Vjen reagimi i parë i Flamur Nokës, pas shkarkimit të tij nga kreu i PD, Lulzim Basha si n/kryetar i Komisionit të Sigurisë.

Duke folur për Syri tv, Noka thotë se ndjen keqardhje për faktin se ku ka përfunduar PD nën drejtimin e Bashës, ndërsa e cilëson këtë akt si përpëlitjet e fundit të kryedemokratit për tu kapur më thonj pas karriges së kryetarit.

Nuk më shqetëson në aspektin personal sepse unë nuk i lidh gjërat me Lulzim Bashën, unë e kam lidhur fatin tim me PD. Unë jam një politikan që jam rritur në atë parti, kemi kaluar momente të vështira në 1997, ajo që më shqetëson është fakti që shoh me dhimbje se ku ka degraduar lidershipi i partisë time, demokracia në partinë që unë kam aderuar kam punuar kam luftuar prej 30 vitesh.

Më dhemb fakti se ku e ka katandisur forcën tonë politike Lulzim Basha. Jam shumë i qartë se në përpëlitjet e fundit për tu kapur më thonj pas karriges së kryetarit, po bën veprime të tilla përpara se të shkarkohet për vete. Ai është i shkarkuar pasi anëtarësia dhe delegatët janë duke firmosur masivisht formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar”, thotë Noka.

I pyetur nëse po shkarkohet për mbledhjen e firmave, Noka thotë se po shkarkon se ka qëndruar për parimet mbi të cilat u themelua PD.

Po shkarkohem vetëm se unë kam qëndruar për ato parime mbi të cilat u themelua kjo forcë politike. Kam kërkuar që të respektohet kushtetuta e partisë qoftë edhe nga kryetari i saj. Kam qëndruar që forca jonë duhet të përballet me regjimin dhe jo të shkatërrohet nga kryetari me vendimin kult që mori. Nuk kam pranuar nështrimin ndaj Lulzim Bashës”, tha Noka.

Të fundit