Flash News

Ditari i Opozitës

Basha flet me emra për autorët e 'masakrës zgjedhore': Si i morën votat personat e krimit dhe të listës së zezë të DASH-it

Basha flet me emra për autorët e 'masakrës zgjedhore':
Kryedemokrati Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha foli sërish për një masakër zgjedhore. Sipas tij, krimi zgjedhor ka si autor treshen Rama-Doshi-Rakipi. Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, Basha foli me emra dhe ngriti pyetje, se si u zgjodhën deputetë djali dhe dhëndri i Aqif Rakipit, Aurora Mara, Jurgis Çyrbja dhe Plarent Dervishi.

Sipas tij, këta persona janë të përfshirë me krime dhe janë në listën e zezë të DASH. Basha tha se PD do të luftojë për rikthimin e demokracisë në vend dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Gjithë kamerat dhe mikrofonat e mediave të lira duhet ti drejtojnë pyetjet legjitime tek autori i kësaj masakre, te treshja Rama-Dosh-Rakipi. Si i morën votat tre deputetët e Tom Doshit të listës së zezë të DASH?

Si i mori votat Vangjush Dako i listës së zezë të DASH, bashkë me tre përfaqësuesit e krimit në Durrës, Jurgis Cyrbjan e kokainës edhe Plarent Dervishit? Me Rrahman Rrajën e kokainës dhe klanit të tij kriminal dhe Ilir Ndraxhin e Avdylajve? Si i mori votat djali i Aqif Rakipit dhe dhëndri i Aqif Rakipit? Një nga familjet e njohura kriminale të Peqinit. Si i mori votat Aurora Mara e Gent Marës? Person në kërkim ndërkombëtar për trafik droge”, tha Basha.

Të fundit