Flash News

Ditari i Opozitës

Kush është 'peshku i madh' pas inceneratorëve? Basha flet me emra: Ka më shumë se një aferë vjedhje!

Kush është 'peshku i madh' pas inceneratorëve? Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se ndërtimi i këtyre 3 inceneratorëve është krijuar me qëllim djegien jo vetëm të plehrave të Shqipërisë, por edhe të vendeve fqinje si Italia dhe Greqia.

“Këtu ka më shumë se një aferë e vjedhjeve dhe grabitja e taksave të shqiptarëve, këtu mesa duket kemi të bëjmë me një aferë ku është futur dhe mafia e plehrave ndërkombëtare e cila ka dashur të bashkëpunoj me qeverinë aktuale të bjerë në Shqipëri plehrat e vendeve të tjera”, tha Basha, duke shtuar se: “Në Tiranë funksionojnë prej kohësh një kompani e përbashkët midis Bashkisë së Tiranës dhe Bashkisë së Veronës që quhet “Eco Tirana” më duket për pastimin e qytetit e firmosur nga kryebashkiaku aktual me Veronë edhe çfarë ka ndodhur. Në Verona, kompania mëmë e “Eco Tiranës” deri para pak kohësh drejtohej nga një zotëri me mbiemër Milioraci. Milioraci është arrestuar nga antimafia italiane si koka e Ndraketës në Veraona dhe kryetari i bashkisë në Verona që drejtonte bashkinë gjatë kohës që fuksiononte kjo kompani në drejtimin e Miliracit po ashtu është arrestuar nga anti-Mafia Italiane.”

I pyetur se kush është peshku i madh në aferën korruptive të inceneratorëve, Basha përgjigjet se ai është Edi Rama.

Pjesë nga biseda:

Lulzim Basha: Mua ekspertët më thonë diçka që në 70 km2 pak a shumë që ndodhen afër njëri-tjetrit këto inceneratorë janë të mjaftueshëm për të djegur plerat e Shqipërisë, Greqisë dhe një pjesë të madhe të Italisë.

Enkel Demi: E kuptova.

Lulzim Basha: Pra janë më shumë. Se çdo t’i duheshin Shqipërisë edhe sikur kjo të ishte strategjia e duhur.

Enkel Demi: Futja në loje e….

Lulzim Basha: Ju keni akses te ekspertët e ambientit që njohin këto shumë mirë dhe këta mund ta shpjegojnë shumë më mirë se unë. Se këtu ka më shumë se një aferë e vjedhjeve dhe grabitja e taksave të shqiptarëve, këtu mesa duket kemi të bëjmë me një aferë ku është futur dhe mafia e plehrave ndërkombëtare e cila ka dashur të bashkëpunoj me qeverinë aktuale të bjerë në Shqipëri plehrat e vendeve të tjera dhe do t’u japë një shembull se kjo ikën shpesh vëmendjes së publikut dhe për faktin sepse shumë media e censurojnë këto lajme. Në Tiranë funksionojnë prej kohësh një kompani e përbashkët midis Bashkisë së Tiranës dhe Bashkisë së Veronës që quhet “Eco Tirana” më duket për pastimin e qytetit e firmosur nga kryebashkiaku aktual me Veronë edhe çfarë ka ndodhur. Në Verona, kompania mëmë e “Eco Tiranës” deri para pak kohësh drejtohej nga një zotëri me mbiemër Milioraci. Milioraci është arrestuar nga antimafia italiane si koka e Ndraketës në Veraona dhe kryetari i bashkisë në Verona që drejtonte bashkinë gjatë kohës që fuksiononte kjo kompani në drejtimin e Miliracit po ashtu është arrestuar nga anti-Mafia Italiane. Ndërkohë këtu kompania B vazhdon e pashqetësuar. Në Zimbatve zoti Demi, është arrestuar. Është arrestuar ministri për një aferë për inceneratorët ku përfshihen të njëjtat persona që janë përfshirë dhe në Shqipëri. I vetmi vend ku nuk ka asnjë veprim të drejtësisë është Shqipëria, dhe pyetja është se kush është peshku i madh në Shqipëri. Cili është peshku i madh në Shqipëri që ka bërë të mundur, kush e ka fuqinë në këtë vend që të bëjë të mundur që brenda një dite të vetme qeveria të marri 16 apo 17 vendime dhe t’i japi një personi pa asnjë përvojë kontrata të tilla.

Enkel Demi: Cili është peshku i madh?

Lulzim Basha: Unë mendoj që peshkun e madh e pamë të kërcente nga belaja të enjten e kaluar në një nga studio kryesore televizive në Shqipëri dhe shumë njerëz thonë, që mund të kenë pikëpyetje pse e bëri atë sjellje. Besoj se kur i kuptojmë gjithë këto të dhëna, kur i marrin 75 milionë euro një personi të vetëm pa tender pa garë.

Enkel Demi: Edi Rama?

Lulzim Basha: Në një industri e cila në mënyrë tipike shënjestrohet nga mafia e plehrave dhe që nuk jep asnjë llogari dhe që përzën apo përpiqet të kërcënoj përfaqësuesit e opozitës kur shkojnë të denancojnë sepse po mos kishte gjë pse do silleshin në mënyrë të tillë.

Enkel Demi: Pra ju akuzoni Edi Ramën?

Lulzim Basha: Një person që ka gjithë këtë pushtet, peshku i madh është Edi Rama.

Të fundit