Flash News

Ditari i Opozitës

Basha flet pas dorëzimit të listave: Kush janë kriteret që mishërojnë kandidatët fitues

Basha flet pas dorëzimit të listave: Kush janë kriteret që

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar listat e dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha tha se kandidatët e PD janë me integritet dhe se kriteret që mishërojnë kandidatët e listës fituese, janë sfidat e Shqipërisë

"Lista jonë ka kandidatë me integritet të lartë.  Me listën e miratuar dje, PD me aleatët nisi marshimin drejt ndryshimit në 25 prill, pasi këto 8 vite gjëja më e tmerrshme ka qenë vrasja e shpresës.

Me 25 prill ndryshimi që po vjen dhe s'ka vetëm fytyrën e kandidatëve, por të të gjithë shqiptarëve që duan ndryshimin

Kriteret që mishërojnë kandidatët e listës fituese janë sfidat e Shqipërisë, por kjo nuk do jetë e lehtë", tha Basha.

 

 

Të fundit