Flash News

Ditari i Opozitës

Basha flet pas shkarkimit të Nokës: S'do të lejoj që PD të kthehet në bunkier për interesa personale dhe peng i shpifjeve

Basha flet pas shkarkimit të Nokës: S'do të lejoj që PD

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për shkarkimin e Flamur Nokës nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë dhe për paralajmërimin që i ka bërë për ta përjashtuar.

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, Basha tha se PD s'mund të mbahet peng e shpifjeve dhe e interesave personale. Ai shtoi se disa persona duan ta kthejnë partinë në bunkier të intersave të tyre.

"Nuk mundet që PD të mbahet peng nga sajesa, shpifje dhe keqinformime që nga devijojnë nga lufta jonë ndaj këtij regjimi, që është objektivi. Zotit Noka i është komunikuar largimi nga komisioni i sigurisë.

Nuk është përjashtuar është paralajmëruar. Nuk mundet që PD që ka armik Edi Ramën të mbetemi peng i interesave personale. Disa persona duan ta kthejnë PD në bunkier për interesat personale. Shtrembërime të tilla nuk lejohen", tha Basha.

I pyetur nëse ka pasur llum në kohën e PD, Basha e pohoi, ndërsa shtoi se një pjesë është pastruar dhe tjetra jo. Ai thotë se ka njerëz që janë shantazhuar nga Rama, duke theksuar se demokratët i dinë mirë pazaret që kanë me qeverinë

"Padyshim që po, një pjesë e kemi pastruar, një pjesë jo. Njerëz që kanë frikë nga gjëmat e tyre dhe janë shantazhuar nga Rama për ti shërbyer Edi Ramës. Që paratë e vëna në mënyrë korruptive ti përdorim për të shantazhuar demokratët, kjo është e patolerushme.

Ky është një moment fondamental ndryshimi. Një pjesë i kemi pastruar, por një pjesë kanë mbetur, demokratët e dinë shumë mirë çfarë pazaresh bëjnë me Edi Ramën. Nuk do lejoj askënd ti bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve", tha Basha.

Këto deklarata, kryedemokrati i bëri pas takimit me ministren britanike për Europën, Wendy Morton. Ai bëri me dije se me Morton foli për çështjet e demokracisë, zgjedhjet e 25 prillit, lirinë e mediave, luftës kundër krimit dhe mbi marrëdhëniet midis dy vendeve.

 

Të fundit