Flash News

Ditari i Opozitës

Basha flet pas takimit me delegacionin e OSBE-së: Raporti i ODIHR fakton masakrën zgjedhore të 25 prillit

Basha flet pas takimit me delegacionin e OSBE-së: Raporti i ODIHR fakton

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbardhur diskutimin me delegacionin e OSBE-së, të cilin e priti sot në selinë blu.

Pas takimit, Basha për mediat se i ka bërë të ditur delegacionit se raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit faktoi masakrën zgjedhore.

Basha ka theksuar po ashtu se opozita është rikthyer në parlament për kthimin e legjitimitetit në vend.

Ambasadores i shpreha mirënjohje për punën e misionit të monitorimit, ndonëse në kushte të kufizuara nga pandemia. Ndamë me të dakordësinë me rekomandimet parësore të raportit OSBE ODIHR, se ky raport fakton masakrën zgjedhore, vrasjen e demokracisë në Shqipëri.

Shteti duhet të garantojë lirinë e votës.

Po të heqësh fjalë Shqipëri nga raporti , ky mund të ishte raporti në Bjellorusi. Raporti konfirmon shkrirjen e shtetit me partinë. Sistemi i patronazhistëve është vjedhje e të dhënave private të shqiptarëve, gazetarëve nga njerëz që duhet të hetohen për veprimtari kriminale.

Raporti thotë në 5 rekomandimet prioritare se korniza ku u zhvilluan zgjedhjet nuk është në përputhje me standardet demokratike që parashikon OSBE, Kom Venecias.

Gjërat janë bërë më keq. Kur ju shkruanit raportin, Rama vuri zëdhënësen e partisë dhe e vuri në krye të AMA-s, si dhe ka krijuar ministri të propagandës për të zhdukur atë pak liri që gazetarët kanë.

Raporti flet për vjedhjen e votave që në bashkëpunim me krimin e organizuar mori dimensione të reja, duke prodhuar të tjerë faktorë të krimit.

Këto ndava me ambasadoren dhe jemi në parlament për kthimin e legjitimitetit në vend. Të gjitha këto të marrin zgjidhje nuk mjafton një reforme zgjedhore që PD është e vendosur dhe kemi ngritur një grup pune të kryesuar nga nënkryetari i partisë Alibeaj dhe do ti cojë kuvendit kërkesën për vazhdimin e punës për reformën zgjedhore por nuk mjafton se regjimi në 25 prill shkeli ato rregulla që kishte aprovuar vetë pa opozitën.

Duhet një shkundje e thellë që instrumentet e regjimit të mos funksionojnë më. Dy mekanizmat janë tu japim shqiptarët kodin zgjedhor, kodin penal... por instrumentet që garantojnë se nuk mbeten në letër. Shqipëria nuk mund të jetë Bjellorusia, me këtë raport nuk ka asnjë ndryshim.

Ne do bëjmë cdo gjë të imponojmë një axhendë veprimi popullor duke përdorur fuqinë brenda parlamentit në funksion të kthimit të zgjedhjeve të lira”, tha Basha.

Të fundit