Flash News

Ditari i Opozitës

Basha flet për darkën me Yuri Kim: Ndërkombëtarët janë të zhgënjyer nga dështimet ku kanë investuar

Basha flet për darkën me Yuri Kim: Ndërkombëtarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli për darkën me ambasadoren amerikane, Yuri Kim. I ftuar në Çim Peka LIVE, Basha tha se kjo darkë kishte fokus marrëdhëniet me SHBA, duke u ndalur te çështja e investimeve të huaja në Shqipëri.

“Partnerët tanë ndërkombëtarë janë të zhgënjyer nga dështimet në të gjitha fushat ku ata kanë investuar, përfshirë reformën në drejtësi, integrimin europian dhe investimet e huaja në vend.

Nuk ka diplomat në Tiranë që të ketë iluzione sa i përket situatës shumë të vështirë në raport me integrimin europian në të cilën e ka vënë Shqipërinë Edi Rama.

Raportet e Departamentit të Shtetit, Bashkimit Europian tregojnë se në fushat me rëndësi kritike për nisjen e negociatave për anëtarësimin në BE, Shqipëria ka dështuar plotësisht. Këto raporte janë qëndrimet reale të diplomacisë së vendeve dhe institucioneve ndërkombëtare.

Të mos harrojmë se pas liberalizimit të vizave me BE-në, ne kishim si objektiv liberalizimin e vizave me SHBA.

Shqipëria duhet të ndryshojë në bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë, siç janë SHBA”, tha Basha.

Të fundit