Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Basha flet për pasurinë dhe punën me orare të zgjatura: Kam rekorde publike, ka raste që kalojnë katër ose pesë ditë pa parë fëmijët
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka folur për pasurinë e tij dhe akuzat që ka në pronësi disa vila. Ai tha se nuk ka hyrë i varfër në politikë, ndërsa shtoi se pasurinë e ka vënë në mënyrë transparente.
Basha tha për "Çim Peka Live" se punon me orare të zgjatura dhe mund të ndodhë që kalon katër, pesë ditë pa i parë fëmijët.
"Absolutisht që ditën e parë që kam hyrë në politikë çdo pasuri e imja është transparencë. Nuk kam hyrë si njeri i varfër në politikë, por dhe ato që disponoj i kam vënë në mënyrë transparence. Kam pas stil jete të mirë dhe pa hyrë në politikë.
Nuk kam asnjë vilë. Aty ku jetoj jam me qera, kontratën e së cilës Rama e ka te Tatimet, por nuk do ta tregoj. Kam rekorde publike, punët që kam bërë kanë lënë gjurmë. Rekordi i Ramës është që 1/3 e vitit nuk ka qenë në zyrë. Kaloj katër, pesë ditë pa i parë fëmijët. Punoj 15 orë, u shpreh Basha.