Flash News

Ditari i Opozitës

Basha i ‘mbyll derën’ përfundimisht Berishës: Nuk jam më i hapur për asgjë ndaj personit ‘non grata’

Basha i ‘mbyll derën’ përfundimisht Berishës: Nuk jam

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbyllur përfundimisht çdo mundësi negocimi me ish kryeministrin Sali Berisha.

Në një deklaratë për mediat pak orë para protestës së thirrur nga Berisha para selisë së PD, Basha tha se nuk është më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur ‘non grata’, që sipas tij ka venë hallin e tij, mbi interesat e demokratëve dhe të Shqipërisë.  

Demokratëve, mbështetësve të mi, mbështetësve të forumeve të PD-së, kritikëve të mi, kundërshtarëve dhe rivalëve  të mi ju them të qëndrojmë të bashkuar përballë regjimit të Edi Ramës, përballë skenarëve të dhunës e shkatërrimit të PD-së.

Dua të përsëris se ndërsa nuk jam më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur non grata, që ka venë hallin e tij, mbi interesat e demokratëve dhe të Shqipërisë,

Jam i gatshëm të dëgjoj dhe po dëgjoj, po reflektoj e do të vazhdoj të reflektoj me qëndrime e vendime demokratike ndaj kritikave, kundërshtimeve, kërkesave dhe propozimeve që forcojnë bashkimin tonë në diversitet, që sherbejnë për modernizimin e Partisë Demokratike dhe fitoren e saj”, tha Basha.

 

 

Të fundit