Flash News

Ditari i Opozitës

Basha 'i shpall' luftë Berishës: Thërrasim Kuvendin legjitim të PD-së më 18 dhjetor

Basha 'i shpall' luftë Berishës: Thërrasim Kuvendin

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka mbledhur sot kryesinë e PD-së në selinë blu.

Pas thirrjes së Kuvendit më 11 dhjetor nga ish-kryeministri Sali Berisha, kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur të thërrasë Kuvendin më 18 dhjetor, 7 ditë pas Berishës.

Në fjalën e tij, Basha thekson se nuk do të ketë thirrje të Kuvendit më 11 dhjetor, sikurse e kishte njoftuar vetë ish-kryeministri Berisha. “11 Dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Sali Berisha, nga dita e lirisë, dita e demokratëve, dita e demokracisë, në ditën e bunkerizimit të PD, në ditën e izolimit të PD”, ka thënë Basha gjatë fjalës së tij.

PJESË NGA FJALA E BASHËS:

“Për disa vendime të mijat, në pamje të parë, mund të duket se i turbullojnë demokratët, mund edhe tja arrini për një kohë të shkurtër, por demokratët kanë mencurinë për të dalluar të keqen nga e mira, për të dalluar ata që bëjnë sikur luftojnë, dhe ata që vërtetë janë në betejë me regjimin e Edi Ramës.

Cfare pune ka me PD, por nëse doni edhe me Sali Berishën:

Qifja, Suel cela, Rrahman Rraja, Tom Doshi

Shumë njerëz jo vetëm demokratët pyesin:

C’ne keta me Kuvendin e Partisë Demokratike? Pse kaq të investuar këta për nje akt të tille?

Shpjegimi është i thjeshtë: Disa duan të  jenë faktorë në PD dhe të vijojnë aferat e tyre korruptive  e kriminale me PD-në siç kanë bërë e bëjnë me PS e Ramës. 

Disa të tjerë, që presin të shpallen non grata, u intereson kjo perplasje per te mbrojtur veten e tyre.

Të gjithë këta që përmenda në një formë a tjetër janë njerëzit e Ramës, i shërbejnë vetëm Ramës, nuk vrasin mendjen as shqetësohen që demokratët janë pa bukë, janë nën presionin e pushtetit, janë papunë. 

U ka shkelur syrin Rama të futen në betejë nën flamurin e Berishës per te percare PD dhe zgjatur jeten politike të Edi Ramës.

Kemi sakrifikuar shume per te mos e bere pis PD. Per ta mbajtur Partinë Demokratike të pastër nga krimi. Ska për të ndodhur as tani, as sot dhe as nesër.

Nuk do të ketë kuvend kombëtar të PD me 11 dhjetor

11 Dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Sali Berisha, nga dita e lirisë, dita e demokratëve, dita e demokracisë, në ditën e bunkerizimit të PD, në ditën e izolimit të PD.

Ai dëshiron ta bëjë, sepse vetëm ashtu mendon se i shërben hallit të tij. Por detyra jonë është ti shërbëjmë hallit të demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës.

Partia Demokratike e Shqipërisë do të përqëndrohet tek ajo që kemi marrë përsipër: ti prijmë demokratët drejt qeverisjes së vendit, të mundim të vetmin kundështar që kemi Edi Ramën dhe të krijojmë një të ardhme për shqiptarët.

Për këtë arsye, për ti shërbyer demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës, i propozoj Kryesisë  së Partisë Demokratike:

1. Thirjen e Kuvendit Kombetar me 18 dhjetor”, deklaroi Basha.

Rendi i ditës i propozuar nga kryetari i PD Lulzim Basha:

I. Vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD, dhe axhendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës.

II. Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për Demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend, si dhe ndërtimin e mekanizimit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës, i cili në aleancë me krimin e organizuar dhe korrupsionin ka shkatërruar çdo mjet të funksionimit demokratik të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit nga qytetarët dhe kryesisht të rinjtë.

III. Miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme, sipas objektivit “Partia Demokratike, partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm – Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri”.

Mes disa pikave të draft vendimit për çështjen e organizimit dhe thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 18 Dhjetor ka edhe një pikë tjetër me rëndësi, që synon disiplinimin e strukturave. “Çdo veprim apo akt tjetër, në çdo formë apo mënyrë, që bie ndesh me këtë vendim të Kryesisë së Partisë, do të përbënte dëmtim të interesave elektorale dhe politike të Partisë Demokratike.”, -thuhet në pikën 3 të vendimit të propozuar nga kryetari i PD.

 

 

Të fundit