Flash News

Ditari i Opozitës

“Basha i vuri firmën...”, Bylykbashi: Ky është kurthi ku Rama kërkon ta fusë PD-në

“Basha i vuri firmën...”, Bylykbashi: Ky është kurthi

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka treguar se se cili është kurthi ku kryeministri Edi Rama kërkon ta fusë Partinë Demokratike.

I ftuar në emisionin “Noë” në Euroneës Albania, Bylykbashi thotë se pas shkrimit për një pakt të mundshëm për zgjatjen e mandatit të vetingut, ka marrë shumë reagime brenda PD.

ZSipas tij, kryeministri Edi Rama po synon që t’i ofrojë opozitës reformën territoriale me kushtin që të votojë zgjatjen e procesit të vetingut.

“Oferta që Rama po bën, unë e quajta ofertë në fakt ajo është përpjekje e Ramës për të arritur një objektiv. Të marrë vetingun me kuptimin që të zgjasë mandatin e këtyre që janë aktualisht në detyrë që ne i kemi akuzuar. Ti zgjasë PD me duart asaj mandatin është fundi”, tha deputeti i PD.

Ai tha se gjatë mbledhjes së kryesisë së grupit parlamentar të PD ka pasur pyetje ngacmuese dhe insinuata por edhe akuza për performancën e tij në të shkuarën.

Basha i vuri firmën duke thënë se nuk i kam lexuar reagimet por nuk i heq asnjë presje”, tha Bylykbashi.

Sipas tij Komisioni i Venecias thotë që vetingu duhet të jetë sa më i shkurtër, maksimumi 5 vjet dhe në vend të zgjatjes së mandatit mund të gjendet një zgjidhje tjetër.

Nëse biem në këtë kurth dëmtojnë interesin e opozitës”, shtoi deputeti i PD për Qarkun e Durrësit.

Të fundit