Flash News

Ditari i Opozitës

"Basha ka ngrën pica me Ramën", Patozi: Janë 2-3 persona brenda PD-së që po mbledhin firma për parti të reja

"Basha ka ngrën pica me Ramën", Patozi: Janë 2-3
Kordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi

Kordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka deklaruar së fundmi se janë disa persona në PD, që  po mbledhin firma për të krijuar parti të reja.

Teksa ka qenë i ftuar në emisionin "Open", Patozi ka vijuar akuzat ndaj Bashës duke thënë se ai ka ka bashkë-qeverisur me Ramën, madje kanë ngrënë dhe pica.

Më tej ai shtoi se gjysma e atyre që e akuzojnë se ka krijuar parti për të dëmtuar të djathtën, kanë qenë në dasmën e Ramës.

“Unë di 2-3 njerëz që janë brenda PD që po mbledhin firma për të krijuar parti. Se janë të pakënaqur. Unë do jem gjithmonë kundër Ramës në zgjedhje. Ndërsa Basha ka të paktën 6 muaj bashkë-qeverisje me Ramën. Kanë ngrënë 3 orë pica me njeri-tjetrin. Unë nuk kam pirë kurrë  jë kafe me Ramën, mund ta pi nesër se kam problem, por e pi ballazi.

Projekti im politik është kundër të dy palëve, sigurisht më shumë ndaj maxhorancës. Këta nuk luftohen duke u futur në sqetullat e këtyre dy partive. Unë nuk e dua atë lloj pushteti. Po luftoj për listat e hapura, bashkë me Murrizin. Kjo është sfida jonë. Çfarë më duhet mua çfarë thotë Basha.

Ne mund ta rrëzojmë Edi Ramën. Më e fragmentizuar se në 2017 nuk ka. Ndoshta copëtimi i së djathtës mund t’i shërbejë në të mirë të Shqipërisë. Kjo pasi ata qytetarë që nuk duan të votojnë të djathtën e tyre mund të votojnë të djathtën tonë. Gjysma e atyre që janë te opozita e bashkuar krah Bashës kanë qenë në damsën e Ramës dhe më thonë mua se po i shërbej Ramës”, tha Patozi.

 

 

Të fundit