Flash News

Ditari i Opozitës

Basha ka vetëm një kusht për t’u rivotuar si kryetar: Mësymja në PD? Shkelmuan derën, u tregova stoik

Basha ka vetëm një kusht për t’u rivotuar si kryetar:

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u deklarua i gatshëm për t’u rivotuar ose votuar si kryetare, vetëm nëse një institucion legjitim e kërkon diçka të tillë.

“Sapo një institucion legjitim të kërkojë rivotim apo votim jam gati t’i bindem çdo institucioni. Demokratët nuk janë skllevër të Sali Berishës janë njerëz të lirë”, tha Basha.

Në studion e ‘Open’, Basha komentoi edhe situatën krijuar në selinë blu, me gratë e LDGSH-së ku pati përplasje me deputeten Albana Vokshi dhe aktivisten Evi Kokalari, të cilat bashkime gra të tjera shkuan në selinë blu për të zhvilluar një mbledhje.

Basha pohoi se ende nuk i kishte parë pamjet e atij momenti, por se ishte vetëpërmbajtur për të mos degraduar fjalorin dhe sjelljen e tij duke shtuar se kjo e diferencon nga pala tjetër.

“Kishim 18-vjeçarin aty, kishim gra dhe unë për fat të mirë nuk kisha akses vizual tek ajo që po ndodhte, por shumë prej anëtareve te mbledhjes ndërkohë shikonin çfarë po ndodhte. Unë akoma nuk i kam pare pamjet, por me kanë thënë që i binin me shkelma derës etj. Njeri jam dhe unë, s’po themi që jam i pandjeshëm, shumë i ndjeshëm dhe kur je shume i ndjeshëm do s sforco që të jesh me stoik, më i rezervuar. Mund të kisha dale në konference për shtyp dhe mos të lija gjë pa thënë, brenda fjalorit që ka përdorur ai për tre muaj. Me dëgjuat të përdorja fjalor të tille ndaj tij?! Jo. Pse?! Jo se nuk me erdhi ne moment, por njeriu e mban veten sepse njeriun nga, se duket se është dhe ky tjetri ne mes ju lutem, në edukatën e formimit tim koncepti i lirisë se njeriut për të bërë gjera përkufizohet nga aftësia për tu përmbajtur në ato gjëra. Kjo na diferencon edhe me qëniet e tjera të gjalla”, u shpreh krydemokrati.

Të fundit