Flash News

Ditari i Opozitës

“Basha kandidat për “non grata”, Edith Harxhi: Është më shumë se dyshim, vij nga fusha e diplomacisë

“Basha kandidat për “non grata”, Edith Harxhi:

Ish-kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi, e cila së fundmi u la edhe jashtë Këshillit Kombëtar të PD ka folur mbi deklaratat e mëparshme të saj, kur tha kryedemokrati Lulzim nuk lejohet të udhëtojë drejt Amerikës.

E ftuar në “Top Talk”, Harxhi thotë se është më shumë se dyshim.

Kam bërë një deduktim logjik të gjendjes së Bashës, për të udhëtuar në SHBA, dhe në bazë të disa informacioneve, pasi unë vij nga fusha e diplomacisë vetë e di dhe nuk është thjesht dyshim”.

Harxhi shprehet se kryetari aktual i PD-së ka shfrytëzuar për interesin e tij praninë e ish-kryetarit, Sali Berisha në kuvendin kombëtar të së djathtës, në 17 korrik.

“Basha ka përdorur praninë e Berishës në kuvendin kombëtar. Ai kërkon çdo lloj mbështetje, ndihet mirë në mbështetjen e Berishës. Kishte nevojë të dilte dhe t’i tregonte, qoftë edhe vetes së tij, që përkrahja nuk ka humbur”.

Të fundit