Flash News

Ditari i Opozitës

Basha komenton ndryshimet në qeveri: Rama bën ministra miqtë dhe të afërmit e tij, shqiptarët vuajnë krizën

Basha komenton ndryshimet në qeveri: Rama bën ministra miqtë dhe

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar lidhur me ndryshimet në kabinetin qeveritar. Përmes një postimi në Facebook, lideri i opozitës thotë se ndërsa shqiptarët po përballen me krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, kryeministri Edi Rama emëron ministra miq dhe të afërm të tij.

Gjithashtu shton se ndërsa policia përdonte dhunë ndaj të rinjëve në protestat për vrasjen e Klodian Rashës, Rama bënte shopping në dyqanet luksoze të Neë Yorkut.

"Familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen ti bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij. Policia përdor dhunë ndaj të rinjve, Rama paguan charter dhe bileta klasi të parë për shopping në dyqanet luksoze në Neë York. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Durimit i ka ardhur fundi! Është koha për ndryshim", shkruan Basha.

Të fundit