Flash News

Ditari i Opozitës

Basha kujton Ibrahim Rugovën: Yll polar për të ardhmen e Kosovës

Basha kujton Ibrahim Rugovën: Yll polar për të ardhmen e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan këtë mëngjes në rrjetet sociale se ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova vijon të mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne.

Sipas Bashës, projekti i tij për Kosovën e lirë dhe të pavarur në miqësi me Shtetet e Bashkuara dhe anëtare e Bashkimi Europian duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës.

“Ibrahim Rugova, shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne vijon të mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne.

Projekti i tij i qartë për Kosovën e lirë dhe të pavarur në miqësi me Shtetet e Bashkuara dhe anëtare e Bashkimi Europian duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës. Si një shenjë maturimi dhe përmbushje asaj për të cilën lideri historik i Kosovës punoi dhe u përpoq çdo ditë”, shkruan Basha.

Të fundit