Flash News

Ditari i Opozitës

Basha: Llumi i tranzicionit është vetëm një, pavarësisht partisë nga buron. Nuk ka forcë që e ndal ndryshimin

Basha: Llumi i tranzicionit është vetëm një,

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shkëputur një pjesë nga fjalimi it ij në Kuvend dhe e ka shpërndarë në rrjetet sociale. Ai thotë se llumi i tranzicionit është vetëm një, pavarësisht partisë nga buron.

Gjithashtu shton se "llumi" ka të njëjtat interesa, duke vënë theksin te gjendja aktuale. Sipas Bashës, teksa qeveria flet për satelitë, njerëzit nuk kanë bukë. Kryedemokrati shton se nuk ka forcë që ndal rrugën për ndryshim dhe kundër status quo-së.

"Llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një, pavarësisht se buron nga një parti apo nga një parti tjetër. Pavarësisht se drekon apo darkon me të njëjtët oligarkë apo aktorë të krimit të organizuar dhe përpiqet të influencojë opinionin publik përmes të njëjtave ekrane, ekraneve të kapura.

Është i njëjti llum dhe ka të njëjtat interesa, ju bashkojnë të njëjtat gjëra, status quo. Dhe status quo-së është kjo. Flisni për satelitë, ndërkohë që njerëzit s'kanë bukë për të ngrënë", deklaron Basha.

Të fundit