Flash News

Ditari i Opozitës

Basha mbledh grupin parlamentar para nisjes së Kuvendit

Basha mbledh grupin parlamentar para nisjes së Kuvendit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të mbledhë ditën e sotme grupin parlamentar demokrat. Sot gjithashtu do të mblidhet dhe Kuvendi në orën 17.00.

Basha e ka thirrur grupin parlamentar disa orë më parë, në 13.00. Nuk dihen se çfarë do të diskutohet, por nisur nga axhenda e sancës së sotme parlamentare, ku do të diskutohet ngritja e komisionit "Për realizimin e Refomës Zgjedhore", kjo mund të jetë një nga pikat e diskutimit.

Një ditë më parë, kryedemokrati thirri kryesinë e grupit parlamentar. Pak para mbledhjes ai tha për gazetarët se koha e Berishës ka mbaruar.

Duke e quajtur Berishën një tub oskigjeni për kryeministrin Edi Rama, referuar këtu “Foltoreve”, Basha tha se është i vendosur që ta presë atë tub.

“Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale.

Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Rames. Unë jam i vendosur t’ja këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin Edi Ramës”, tha Basha.

Përpalsjet në selinë blu janë nxitur dhe më shumë me vendimet e fundit të kryedemokratit për të shpallur zgjedhje në FRPD dhe LDGSH, të cilat u panë si "hakmarrje".

Mbetet për t'u parë nëse do të jenë të gjithë deputetët, apo do të ndodhë si një ditë më parë ku munguan Albana Vokshi dhe Oerd Bylykashi.

 

Të fundit