Flash News

Ditari i Opozitës

Basha mbledh krerët e degëve të PD-së në selinë blu

Basha mbledh krerët e degëve të PD-së në selinë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur një mbledhje me të gjithë krerët e degëve të Partisë Demokratike në të gjithë vendin.

Mbledhja u njoftua në orën 14:00, por sipas burimeve për shkak se nuk ishin thirrur të gjithë krerët, mbledhja u shty në orën 16:00. Pas takimit me krerët e degëve, sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi do të ketë një konferencë shtypi për mediet.

Paraprakisht mësohet se qëllimi i mbledhjes është Kuvendi i 18 Dhjetorit. Basha do t;iu japë krerëve porositë e Kuvendit dhe masat që duhet të kenë parasysh.

Kujtojmë se nesër ish-kryeministri Sali Berisha mban Kuvendin e thirrur nga delegatët. Kuvendi do të zhvillohet në orën 10:00 në stadiumin “Air Albania”.

Të fundit