Flash News

Ditari i Opozitës

Basha mbledh të shtunën Këshillin Kombëtar, tre pikat kryesore të axhendës

Basha mbledh të shtunën Këshillin Kombëtar, tre pikat

Partia Demokratike ka njoftuar se ditën e shtunë në orën 16:30 do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Mbledhja vjen pas zhvillimeve në PD, ku Kryesia përjashtoi nga partia ish-liderin Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.

Gjithashtu një ditë më parë, kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi Kolegjin e Kryetarëve, ku drejtuesit politikë të disa qarqeve i kërkuan të dilte në terren.

Në axhendën e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, bëhet me dije se do të diskutohet për protestën e tensionuar të 8 janarit. Gjithashtu do të miratohet rregullorja e brendshme e Këshillit Kombëtar si dhe do të diskutohet dhe ndahen detyrat e anëtarëve të KK.

Pikat kryesore të axhendës:

1. Informim mbi vendimet e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe diskutime mbi situatën e krijuar nga aktet e dhunës në datën 8 Janar.
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së Brendshme të funksionimit të Këshillit Kombëtar, të përgatitut nga grupi i punës së ngritur me vendim të Këshillit Kombëtar nr. 172, datë 23.12.2021.
3. Diskutim dhe informim për planin e organizimit të partisë dhe ndarja e detyrave për anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Të fundit