Flash News

Ditari i Opozitës

Basha mbledh sot Këshillin Kombëtar të PD, çfarë pritet

Basha mbledh sot Këshillin Kombëtar të PD, çfarë

Kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë ditën e sotmë Këshillin Kombëtar të PD-së. Mbledhja do të zhivollohet në prën 17.30.

Ky takim vjen pas Kuvendit të 18 dhjetorit. Në këtë mbledhje do të diskutohet për përjashtimin e ish-liderit Sali Berisha nga funksionet drejtuese në PD dhe do të bëhet zëvendësimi i anëtarëve të Kryesisë.

Mbledhja e fundit e Këshillit u mbajt në 12 dhjetorit, ku u shpallën nul vendimet e Kuvendit të ish-liderit dhe u shkarkuan anëtarët dhe sekretarët që kanë dalë në mbështetje të Berishës.

Pavarësisht vendimeve të kryedemokratit, ish-lideri nuk është tërhequr dhe nuk e njeh Bashën si kryetar të PD. Në deklaratat për mediat ai i referohet si deputet.

Teksa Basha zhvilloi Kuvendit në 18 dhjetor, një referendum për shkarkimin e tij u mbajt në të gjitha degët e PD. Referundimi erdhi pas shkarkimit nga delegatët demokratë në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Komisioni i Rithemelimit të PD ka nisur një aksion që parashikon takime në terren dhe zbatimet e vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit si shkarkimi i Bashës, ndryshimet statutore, ndryshimi i logos dhe vulës.

Të fundit