Flash News

Ditari i Opozitës

Basha me Këshillin Rinor të Ballkanit: Sfida ime mbetet punësimi pas përfundimit të shkollës

Basha me Këshillin Rinor të Ballkanit: Sfida ime mbetet punësimi
Lideri i PD, Lulzim Basha

Lideri i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e sotme një bisedë me të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit. Ai bën me dije se kanë diskutuar te problematikat e tyre dhe për programin e Partisë Demokratike për të rinjtë.

Basha shpreh bindjen se plani i PD u jep zgjidhje problemeve kryesore të rinisë shqiptare, si frenimi i emigrimit, reforma në arsim, mbështetje financiare për studentët nga familjet e varfra dhe perfshirja e të rinjve në politikë e vendimmarrje.

Basha shkruan në Facebook se nëse merr drejtimin e vendit pas 25 prillit do të japë 5000 bursa në vit për të rinjtë dhe se do të zerojë ose përgjysmojë tarifat universitare në bazë të të ardhurave mujore të familjeve të tyre.

"Studentët do të kenë praktika të paguara prej 30.000 lekë të reja në muaj për 12 muaj, për 10.000 më të mirët prej tyre.

Angazhohemi të krijojmë 4 inkubatorë biznesi brenda 4 viteve, për të zhvilluar ide inovatore dhe për të promovuar sipërmarrjen e punësimit në vend. Skema financimi për të gjithë të rinjtë nga zonat e largëta e të varfra të vendit, që duan të fillojnë një biznes", thotë kryedemokrati.

Të fundit