Flash News

Ditari i Opozitës

Basha me pedagogë e studentë: Nuk do të lëmë asnjë të ri pa mundësinë për të studiuar

Basha me pedagogë e studentë: Nuk do të lëmë asnjë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me pedagogë dhe studentë të cilët i njohu me programin e PD për arsimin.

Kryedemokrati theksoi se programi “Shqipëria fiton arsimin” është një plan pune për qeverinë e nesërme, ndërsa u zotua se nuk do të lërë asnjë të ri pa studiuar.

“Roli i qeverisë duhet të jetë i madh. pani ynë është konkret. Nuk ka asnjë premtim por angazhim real. Dua të fokusohem te kualifikimi në arsimin e lartë. Kjo u mundëson të rinjve jo thjeshtë të diplomohen pro të dalin me afërsi për t’u integruar në tregun  punës.

E para shteti jo thjesht të jetë arbitër, por të investojë fuqishëm në politika dhe financa. Një komunikim i institucionalizuar, plane, financa dhe projekte të dedikuara. Kam parasysh edhe financat e buxhetit të shtetit dhe financat e BE. Kjo do të thotë që ne nuk duhet të lëmë asnjë bijë shqiptari të mbetet pa mundësinë për të ndjekur universitetin për shkak të pamundësive ekonomike. Në planin tonë kemi realizuar mjaftueshëm financa”, tha Basha.

Të fundit