Flash News

Ditari i Opozitës

Basha me të rinjtë: Frenimi i largimit masiv është investimi më i madh për të ardhmen e Shqipërisë

Basha me të rinjtë: Frenimi i largimit masiv është investimi
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë finaliste të debatit kombëtar të organizuar nga EDYN.

Ai ka siguruar të rinjtë se punojë për ndalur largimin masiv të të rinjve, duke thënë se sfidat që janë përpara nuk mund të realizohen, nëse nuk është pjesmarrëse rinia.

Basha deklaroi se qeverisja e ardhshme demokratike do t’i hapë rrugën rinisë.

“Nuk ka gjë më të rëndësishme se investimi për të penguar largimin e vendit. Fytyra e ndryshimit është ajo e rinisë. Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë për ndryshim. Ndryshimi nuk është abstrakt.

Si mund ta heqim këtë pengesë? Çfarë mund të bëjmë për ta hequr këtë tendecë? Kemi sfida të mëdha, por kujtojmë atë që bëri rinia para 30 vitesh dhe sot kemi një rini më me dije, ndaj e vetmja gjë që duhet të bëjmë është t’ju fuqizojmë ju.

Qeveria e ardhshme duhet ti hapë rrugën rinisë. Kemi program të detajuar. Pa pjesëmarrjen e rinisë asgjë s’mund të arrihet”, tha Basha.

Të fundit