Flash News

Ditari i Opozitës

Basha merr në mbrojtje Alibeajn: Largimi im nuk i shërbeu bashkimit

Basha merr në mbrojtje Alibeajn: Largimi im nuk i shërbeu bashkimit

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha dha një prononcim për gazetarët nga oborri i Parlamentit, ku tha se dorëheqja e tij nuk ka shërbyer për bashkimin e demokratëve.

Ai u shpreh se nga takimet e zhvilluara në bazë, ka konstatuar një frymë përçarëse, ndërsa vijoi me sulmet ndaj ish-liderit Sali Berisha. Basha mori në mbrojtje kreun e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeajn, i cili është akuzuar se po përçan demokratët.

“Unë vij nga shumë takime në terren e shoh që ka një frymë përçarëse nga një grup njerëzish që prej kohësh kanë vendosur interesat personale të Sali Berishës e të tyret mbi interesat e sakrificat e demokratëve.

Shpreh keqardhje e shqetësim jo që s’ka shërbyer aspak për të bashkuar demokratët por është përdorur për të vijuar frymën e përçarjes me parimin që kush nuk është me mua shpallet armik e kulak siç e keni parë atë që i bën kryetarit në detyre Enkelejd Alibeaj që mbron parimet e vlerat mbi të cilat qëndron PD e interesat e demokratëve”, tha Basha.

 

Të fundit