Flash News

Ditari i Opozitës

Basha mesazh për ndarjen nga jeta të Valter Gjonit: Mirënjohje për kontributin e pashlyeshme që i la bujarisht kryeqytetit

Basha mesazh për ndarjen nga jeta të Valter Gjonit: Mirënjohje

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit dhe studiuesit, Valter Gjonit.

Basha shprehu në rrjetet sociale, mirënjohjen për kontributin dhe trashëgiminë që Valter Gjoni i la kryeqytetit dhe kulturës sonë.  

“Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Valter Gjonit, artistit, diplomatit dhe qytetarit model të Tiranës së cilës i shërbeu me përkushtimin dhe mirësinë që shoqëroi çdo ditë të jetës së tij. Dhimbjes së familjes dhe miqve të tij i bashkohem me ngushëllimet dhe lutjet e mija që shpirti i tij të prehet në paqe. Nderim dhe mirënjohje të thellë për kontributin dhe trashëgiminë e pashlyeshme që Valter Gjoni i la bujarisht kryeqytetit dhe kulturës sonë”. shkruan Basha.

Të fundit