Flash News

Ditari i Opozitës

Basha mesazh urimi Albin Kurtit: Pas 25 prillit do bashkëpunojmë më shumë për të përballuar çdo sfidë

Basha mesazh urimi Albin Kurtit: Pas 25 prillit do bashkëpunojmë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës Albin Kurti.

Në mesazhin e tij, Basha shprehet se pas 25 Prillit bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë do të jetë edhe më i ngushtë.

“Urimet më të mira kryeministrit të ri të Kosovës z. Albin Kurti dhe qeverisë së drejtuar prej tij në përmbushjen me sukses të përgjegjësive dhe tejkalimin e sfidave me të cilat përballet Kosova. Suksesi i Kosovës është suksesi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo që ndodhen.

Urimet më të mira shkojnë sot dhe për deputetët e kuvendit të ri të Kosovës. Jam i bindur se forcat politike në Kosovë do të mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për tejkalimin e pengesave, duke vënë mbi gjithçka interesin më të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Si gjithnjë në të kaluarën, të sotmen dhe në të ardhmen, unë dhe Partia Demokratike do të qëndrojmë fuqimisht në mbështetje të Kosovës dhe të qeverisë së saj me besimin e plotë se pas 25 prillit, do të bashkëpunojmë edhe më ngushtësisht për të përballuar së bashku çdo sfidë”, shkruan Basha.

 

Të fundit