Flash News

Ditari i Opozitës

Basha mohoi mbledhjen e firmave, Paloka iu hap derën gazetarëve dhe iu tregon formularët për thirrjen e Kuvendit

Basha mohoi mbledhjen e firmave, Paloka iu hap derën gazetarëve dhe iu

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka iu ka hapur derën e zyrës së tij mediave për të parë 4200 formularët e firmosur nga mbështetësit e partisë për  të thirrur Kuvendin Kombëtar.

Duke hedhur poshtë pretendimet e kryedemokratit Lulzim Basha se firmat nuk ekzistojnë, Paloka iu ka treguar formularët gazetarëve.

Ai iu kërkoi gazetarëve të mos fokusohen te të dhënat personalëve të delegatëve, ndërsa theksoi se struktura e vetme që do të bëjë verifikimin e formularëve do të jetë komisioni që do të ngrihet në Kuvendin Kombëtar.

Sifra zyrtare e formularëve është 4200, por të tjera u dorëzuan dhe dje, ndaj pritet që numri i tyre të shkojë në 5 mijë brenda këtyre ditëve.

“Qëllimi sot, i gazetarëve është kush ka durim të ulet dhe t’i shohë këta formularë. Të dhënat personale, ato që duhet të ruhet fshehtësia ju lutem të mos i fokusoni.
Janë 4200 të dorëzuar atë ditë, kanë ardhur dhe formularë të tjerë, por rrimë tek 4200. Janë formularë të plotësuar nga delegatët.

Delegatët e Kuvendit janë të përcaktuar në statut, janë pjesëtarë të kryesisë së degëve, anëtarë të Këshillit Kombëtar, deputetë dhe deri tek kryetari i partisë. Të gjithë këta që kanë firmosur nuk janë thjesht anëtarë, por janë delegatë të Kuvendit. Delegatët nuk ndryshojnë, janë po ata.

Nga kryetar seksioni deri tek kryetari i partisë të degës. Janë të gjitha të dhënat, emër, mbiemër, emër të babës, numrat e kartës së identitetit dhe funksionin në parti që i bën delegat. As unë dhe as ju nuk do bëni verifikimin e emrave. Këtë gjë e bën komisioni i verifikimit të mandateve në Kuvend”, deklaroi Paloka.

Basha mohoi mbledhjen e firmave, Paloka iu hap derën gazetarëve dhe iu

 

Të fundit