Flash News

Ditari i Opozitës

Basha mori para ruse? Noka: Çështje e tij personale, asgjë s’e lidh PD-në me boshtin serbo-rus. Duhet hetim!

Basha mori para ruse? Noka: Çështje e tij personale, asgjë

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka komentuar lajmin se Partia Demokratike kishte marrë 500 milionë dollarë nga Rusia për zgjedhjet, në kohën kur kryetar ishte Lulzim Basha.

I ftuar në “Open” në News24, Noka tha se askush nuk mund të përbaltë PD-në, ndërsa kërkoi hetim të çështjes.

“Çdo gjest, hall person i Bashës s’mundet kurrë të përfshijë PD në këtë tymnajë dhe baltosje. Demokratë si kanë borxh askush këtë përballje. Asgjë nuk e lidh PD dhe demokratët me boshtin serbo-rus. Individi që po flitet, ka hall dhe çështjet e tij.

E para që mund t’ju them është çështjes personale. S’ka arsye që të përfshihet PD. Asnjë individ, përfshi dhe Bashën. Nuk mund të përbaltet PD dhe orientimin e saj. Është hall i tij, çështjes e tij”, tha Noka, i cili shton se duhet hetuar kjo çështje.

“Hetim, hetim dhe vetëm hetim! Edhe në atë kohë kur doli, pavarësisht se na u servir si sulm nga Edi Rama, kërkuam hetim të plotë dhe të pandashëm. Sot përsëri demokratët kërkojnë një gjë; hetim të pandashëm për të zbardhur deri ën fund këtë fenomen personal të Bashës. Është akt i rëndë, pasi cënon sovranitetin e këtij vendi, pasi ka të bëjë me armikun e Shqipërisë, në nga armike e NATO-s. Hetimi do të zgjasë. DASH ka nxjerrë hetimin, dhe do rihapet hetimi”, tha Noka.

Të fundit