Flash News

Ditari i Opozitës

Basha: Mund t’i kem hyrë në hak Zotit, por jo Berishës. Për tre muaj kam bërë çmos për ta zgjidhur, sot jam armik

Basha: Mund t’i kem hyrë në hak Zotit, por jo Berishës.

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka cilësuar si peng i kryeministrit Edi Rama pas vendimit për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD.

Sipas Bashës në një komunikim me gazetarët, mund t’i ketë hyrë në hak Zotit, por jo Berishës.

Basha shton se ka bërë çmos për tre muaj për ta zgjidhur këtë ceshtje dhe ka pritur që siç kishte deklaruar vetë këtë betejë ta bëjë vetë pa përfshirë askënd.

Unë jam peng vetëm i zotit. Frikë të jetë vetëm Zotin dhe asgjë tjetër. Mund ti kem hyrë në hak por Berishës jo. Për tre muaj kam bërë çmos për ta zgjidhur këtë ceshtje. Jam ulur shumë herë me të për ta arritur zgjidhje që ndihmon atë dhe PD.

Kam pritur që siç kishte deklaruar vetë këtë betejë ta bëjë vetë pa përfshirë askënd, pas PD as grupin parlamentar. Kur këtë vendim nuk e konkretizoi me hapin që do e bënte ndryshimin mes fjalës dhe veprës, mora vendimin që ishte në favor të PD dhe shqiptarëve, që nuk ka shpresë pa një PD të fortë të vendosur e bashkuar.

Një person përpiqet të bëjë gjithçka për të bërë marrë një parti peng për interesa personale. Deri pra dy muajsh s’kishe asnjë problem me mua, tani jam unë armiku. 4 muaj më parë kishim zgjedhje për kryerin e PD dhe çdokush mund të kandidonte, sic e ka statuti. Rezultati dihet dhe mbështetja që kam marrë nga demokratët, cfarë ka ndryshuar që atëherë vec interesit personal?

Nuk kam ndërmend të përgjigjem gënjeshtrave ndaj meje. Aksioner i fshehtë është edhe Rama, se nuk është stili im dhe ju shërben demokratëve. Vendimi im ishte vendim i një lidershipi të përgjegjshëm që nuk shmangej. Vendim që i qëndroj 100%”, u shpreh Basha.

Të fundit