Flash News

Ditari i Opozitës

Basha ndalet te "Lëndina e lotëve", ndez një qiri: Po të kishin gojë ato gurë do tregonin vuajtjet e korçarëve të larguar

Basha ndalet te "Lëndina e lotëve", ndez një qiri: Po
Basha te "Lëndina e lotëve"

Kryedemokrati Lulzim Basha në vijim të turit të tij në të gjithë vendin në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit është sot në Korçë.

Ndalesën e parë në këtë qytet, Basha e ka bërë  në vendin e quajtur "Lëndina e lotëve", ku korçarët që vendosnin të emigronin ndaheshin me familjarët e tyre.

Kreu i PD ka ndezur një qiri, ritual i zakonshëm në atë vend. Zgjedhja e Bashës për t'u ndalur në këtë vend nuk ka qenë e rastësishme.

Emigrimi mbetet një sfidë aktuale, ndërsa Basha e cilësuar si një nga plagët që po vuan vendi sot, duke theksuar largimin e të rinjve.

Kryedemokrati tha se PD do të punojë për t'iu krijuar mundësi të rinjve shqiptarë, në mënyrë që të frenojë emigrimin e tyre. Ai u ka prezantuar planin e tij për të rinjtë.

"Ju nuk po e prisni ndryshimin, ju po i prini ndryshimit dhe kudo ku i prihet ndryshimit. Shqipëria ndryshon, Shqipëria fiton! Zemrën e kam të mbushur plot me gëzim kur shoh buzëqeshjen dhe shikimin tuaj të drejtur tek ndryshimi që do të vijë më 25 orill. Pak ditë na ndajnë.

Tashmë jua them me gojën plot se ndryshimi ka ardhur. Është në mendjen tuaj, në sytë tuaj, në zemrën tuaj. Para se të vija këtu u ndala tek lëndina e lotëve, në atë pjesë që ishte vendi ku ndaheshin me bashkëshortet e nënave të tyre. Po të kishte gojë ai vend e ato gurë do të tregonin për vuajtjet e panumërta të korçarëve teksa braktisnin vendin e tyre”, tha Basha.

Të fundit