Flash News

Ditari i Opozitës

Basha nxjerr pamjet nga takimi me Escobar: Prioritet forcimi i demokracisë dhe lufta kundër korrupsionit

Basha nxjerr pamjet nga takimi me Escobar: Prioritet forcimi i demokracisë

Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar sot një takim me të dërguarin e Posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Basha ka ndarë në Twitter një video nga takimi i tij me Escobar në selinë blu. Kryedemokrati shkruan se SHBA do të jetë pranë Shqipërisë në forcimin e demokracisë dhe në luftën duke korrupsionit, duke i cituar këto dy të fundit si prioritetet e Partisë Demokratike.

"Kënaqësi e madhe të pres sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, z. Gabriel Escobar në vizitën e tij të parë në Shqipëri. Ambasada e SHBA-së në Shqipëri do të qëndrojë pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve si gjatë gjithë historisë sonë, gjatë proceseve të domosdoshme të forcimit të demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit. Këto janë edhe prioritetet e PD-së për të sjellë ndryshim dhe prosperitet për popullin shqiptar", shkruan Basha në Twitter.

Të fundit