Flash News

Ditari i Opozitës

Basha ndan videon nga takimi në Durrës: Ndryshimi përcakton fatet e vendit, demokratët janë të bashkuar

Basha ndan videon nga takimi në Durrës: Ndryshimi përcakton fatet

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë një video nga takimi i djeshëm me demokratët e Durrësit.

Basha shkruan në Facebook, se demokratët janë të bashkuar për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Kreu i opozitës shton se ndryshimi që ka nisur nga demokratët së pari, është përcaktues jo vetëm për PD-në, por të gjithë Shqipërinë.

"Ditë pas dite shqiptarët po binden se demokratët janë të bashkuar në qëllimin e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Mënyra si ne shpalosim me qytetari vizionin që kemi për politikën, për luftën kundër korrupsionit, për zhvillimin e vendit, duke reflektuar me sinqeritet mbi të shkuarën tonë, për të davaritur hijet që na kanë ndarë nga pjesa më e shëndetshme e shoqërisë shqiptare. Ky ndryshim që kemi nisur nga vetja është përcaktues për fatet e vendit, sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër", shkruan Basha.

Të fundit