Flash News

Ditari i Opozitës

Basha ndryshon mendje në limitet e kohës, kush është ish-deputeti që riktheu në listë

Basha ndryshon mendje në limitet e kohës, kush është

Partia Demokratike e dorëzoi në limitet e kohës në KQZ listën e kandidatë për deputet për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Gjithsesi në media doli më herët  lista e marrë nga burime të sigurta në selinë blu.

Ajo që vihet re mes listës së publikuar në media dhe asaj zyrtare në depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është kandidimi i Luçiano Boçit në Qarkun e Elbasanit. Në listën e publikuar në media, emri i tij nuk figuronte, ndërkohë në atë zyrtare është i renditur i 7- ti. Më herët figuronte Fadil Merzheku, të cilin e ka zbritur të 11-tin në listën e Elbasanit. Siç duket Basha ka ndryshuar mendje në limitet e kohës për rikandidimin e ish-deputetit Boçi.

Në zgjedhjet e vitit 2017, PD arriti të merrte vetem tre mandate në Qarkun e Elbasanit, ku një prej tyre ishte dhe Luçiano Boçi, dy të tjerët, Edmon Spaho, i cili është postuar në Korçë dhe Endri Hasa i cili nuk kandidon askund në këto zgjedhje.

Basha ndryshon mendje në limitet e kohës, kush është

Të fundit