Flash News

Ditari i Opozitës

Basha ndryshon Komisionet Parlamentare/ Alibeaj zëvendëson Rrushajn, Gjekmarkaj emërohet nënkryetar

Basha ndryshon Komisionet Parlamentare/ Alibeaj zëvendëson Rrushajn,

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar që po mbahet në selinë blu, krydemokrati Lulzim Bassha ka propozuar ndryshime në komisionet parlamentare.

Duke zëvendësuar të përjashtuarit nga PD-ja, Basha ka bërë një rifreskim të grupit parlamentar dhe komisioneve përkatëse. Në krye të grupit parlamentar është vendosur Enkelejd Alibeaj duke hequr kështu Alfred Rrushajn.

Flutura Açka zëvendëson Agron Gjemarkaj, kur ky i fundit ka marrë postin e nënkryetarit të PD-së. Enkelejd Alibeaj është vendosur në krye të Grupit Parlamentar të PD-së.

Albana Vokshi, si kryetare e Komisionit të Shëndetësisë është zëvendësuar me Grida Dumës. Ndërsa Flamur Noka, si nënkryetar i Komisionit të Ligjeve, është zëvendësuar me Dhurata Çupin.

Ndryshimet e bëra:

Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma

Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka

Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve:Dhurata Çupi

Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)

Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)

Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)

Të fundit