Flash News

Ditari i Opozitës

Basha në 20 minuta takim me Varhelyi flet për "masakrën zgjedhore”: U përdorën kriminelët dhe administrata

Basha në 20 minuta takim me Varhelyi flet për "masakrën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua në Rinas për 20 minuta me  komisionerin e Bashkimit Europian për zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Në qendër të diskutimeve, sipas njoftimit për shtyp nga selia blu, ka qenë denoncimi i aktivitetit të qeverisë në zgjedhje, ku sipas Bashës u bë “masakër zgjedhore”.

Përdorimi i personave me precedentë kriminalë, vjedhja e të dhënave personale dhe përdorja e administratës në fushatë, kanë qenë disa nga denoncimet që Basha ka bërë te Varhelyi.

"Fushata e tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve u drejtua nga kupola drejtuese qeveritare në bashkepunim nga persona qe jane nen hetim per bashkëpunim me krimin e organizuar, dhe personave në listën e zezë të SHBA, fëmijë dhe të afërm të personave që u nxorrën jashtë nga ligji i dekriminalizimit janë tashmë pjesë e listës së deputetëve të PS.

PD dhe kandidatët saj – bëri  të ditur zoti Basha – kanë depozituar në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve rreth 180 kallëzime për të cilat nuk ka patur asnjë veprim ndalues apo parandalues edhe pse ato janë depozituar muaj para datës së zgjedhjeve. Policia e shtetit në shume raste është përfshirë në mbrojtjen kontigjenteve të blerjes së votës si dhe ka fshehur, tjetërsuar dhe manipuluar fakte flagrante ku persona me precedent janë përfshirë në operacionin kriminal të blerjes së votave dhe shantazhimit të votuesve. Basha shprehu vendosmërinë e tij dhe të Partisë Demokratike për të vazhduar betejën për ndryshim dhe për të kthyer demokracinë në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e PD.

Të fundit