Flash News

Ditari i Opozitës

Basha në konferencë, Boçi: Lot krokodili, u gëzua për arrestimin e Berishës

Basha në konferencë, Boçi: Lot krokodili, u gëzua për

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi i është përgjigjur Lulzim Bashës, i cili më herët tha se ndjente keqardhje të thellë për arrestimin e Berishës.

Ai tha se Basha dhe mbështetësit e tij jo vetëm që janë gëzuar për këtë gjë por kanë kapërcyer edhe çdo kufi moral.

“Vetëm një herë përmendi Edi Ramën që tha ka përfituar nga situata e telenovelës, por pa shpjeguar se ç’rol i kishte atashuar Edi Rama vetë Bashës në gjithë këtë telenovelë të pretenduar.

Ne nuk kemi bërë telenovelë. Ne kemi bërë beteja politike të forta në Parlament dhe jashtë Parlamentit, për standardet demokratike.

Pastaj, personazhet e telenovela shqiptarët i dinë mirë kush janë. Ajo pjesa e keqardhjes është si kofini pas të vjelit apo lotët e krokodilit. Është një standard sjellje politikë që është instaluar në Shqipëri dhe nuk është në përputhje me qëndrimet që ka mbajtur.

Kanë atakuar jo vetëm Berishën, kanë shprehur ngazëllimin e tyre për arrestimin e Berishës. Kanë kapërcyer edhe kufijtë moralë, janë marrë me të bijën e tij, me Argita Malltezin dhe dhëndrin e tij. Këto janë përgjegjësi morale dhe profesionale të njerëzve” , tha Boçi.

 

Të fundit