Flash News

Ditari i Opozitës

Basha në krye të kuvendit, Shehu: Ky zhvillim, i domosdoshëm për ecurinë e vendit në drejtmin e duhur

Basha në krye të kuvendit, Shehu: Ky zhvillim, i domosdoshëm

Pas një periudhe të gjatë bllokimi politik, Dimal Basha është zgjedhur sot Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Zgjedhja e tij vjen pas më shumë se 40 seancash dhe u prit me urime nga persona të ndryshëm politikë, duke përfshirë edhe demokratin Tritan Shehu.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu theksoi se zgjedhja e Bashës është një hap i domosdoshëm drejt normalitetit politik dhe funksionimit të Kuvendit.

Ai shtoi se ky zhvillim është thelbësor për stabilitetin e brendshëm, përfytyrimin europian dhe perëndimor të vendit, si dhe për të kundërshtuar propagandën serbe që tenton të minojë shtetësinë e Kosovës.

Postimi i plotë

Prishtine, kur pergjegjeshmeria dominon!

Fillon te bjere kriza bllokuese politike ne Kosove.

Dimal Basha zgjidhet Kryetar i Kuvendit aty.

Kuvendi po merr tashme tiparet funksionale te tij.

Urimet me te mira jo vetem Dimalit, por dhe politikes kosovare ne terresi, qe mbas nje kalvari te gjate beri nje hap te rendesishem drejt normalitetit politik te vendit.

I domosdoshmem ky zhvillim per ecurine Kosoves ne drejtimin e duhur.

Qofte per zhvillimet ne shume aspekte te brendeshme te saj.

Qofte per mesazhet e stabilitetit, fytyres europiane e perendimore, qe duhet te forcoje perpara komunitetit nderkombetar.

Qofte thjesht per te rrezuar propaganden ne ritje serbe, te bazuar mbi sloganin e njohur anti kombetar, se shqiptaret nuk jane shtet formues.

Uroj qe dhe hapat e tjere te krijimit te strukturave parlamentare e me te tej te ekzekutivit e me gjere, te zhvillohen normalisht.

Të fundit