Flash News

Ditari i Opozitës

Basha në një punishte artizane në Kukës: Qeveria duhet ta zgjidhë qesen për ju

Basha në një punishte artizane në Kukës: Qeveria duhet ta

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar sot një punishte artizanale në Kukës me pronare zonjën Hate Orën, e cila e ka trashëguar këtë profesion brez pas brezi.

Gjatë bashkëbisedimit, artizania i tregoi Bashës se puna ka rënë dhe situata ekonomike është bërë më e vështirë në kohnë e pandemisë.

Hate Ora ndau dhe një kuriozitët me të gjithë kur Basha e pyeti nëse ka lidhje me këngëtaren e famshme Rita Ora, dhe ajo iu përgjigj që po. 

Po ashtu, Basha është suprizuar nga artizania, e cila i ka dhuruar një punim me tezgjah, ndërsa tregoi dhe domethënien e kësaj vepre.

PJESË NGA BASHKËBISEDIMI:

Basha: Për kë i keni bërë këto porosi?
Artizania: Për vendas dhe për qytetarët nga Kosova.
Basha: E keni gjë Rita Orën?
Artizania: Patjetër (Qesh zonja).
Basha: Sa punonjës keni tani?
Artizania: Vetëm familjen dhe të afërm. Më parë kam pasur kërkesa, kam pasur 15 punëtor. I jam përgjigjur të tëra rregullave. Dhe tani që ra puna, e kam pezulluar për momentin. Kur ka punë, punoj vetë.

Basha: Po zonjat që kishe më parë në punë ku janë?
Artizania: Nuk i kam tani se nuk ka punë. Trajnoj të rinj.Mbesa e fëmiëjt. Që ta trashëgoj këtë punë.
Basha: Po dizenjot ku i keni?
Artizania: Ja janë këto. Kam vizatuar disa gjëra.
Basha: Këtu qenka edhe punishte, edhe shkollë, dhe ekspozite. Situata ekonomie është e vështirë. Gjende e rendë ekonomike. Ju jeni afër Kosovës. Lexova dje çfarë ndihmash jep Kosova. I vetmi vend me ndihmën ekonomike më të ulët në Europë, mbetëm ne. Kjo ka shkaktuar një dhimbje të jashtëzakonshme. Kukësi është në krye të listës së varfërisë. Sa i përket rënies së konsumit, reflektohet dhe tek biznesi. Në këto kushte, qeveria duhet të ndihmojë. Duhet ta zgjidhë qesen për ju. Shumica e qytetarëve nuk po marrin asgjë. Njerëzit e punës duhen mbështetur.
Artizania: Tani punoj me familjen time.
Basha: Kjo vetëm e thellon krizën, pasi puna ka rënë. Humbni ju punë, humb dhe shteti. Rruga e vetme që t’i dilet përballë kësaj të keqes është paketa për familjet dhe bizneset, pasi rrezikohet faliment. Biznesi si ky i huaj, nëse ju largoheni, nuk është dikush që mund të nisë direkt, pasi do trajnim. Është gjendje e vështirë, por dua t’ju japë kurajo juve dhe zonjave në Kukës. Jeni shembull i punës, i inovacionit dhe kurajës. Na e mbushni zemrën me gëzim, pasi krenohemi me ju. Prioritet i asaj qeverise, i qeverisë së ardhme, i imi, është ndihma për familjet në nevojë dhe sipërmarrjet.

Artizania: Ky punim simbolizon; gruaja, duart arta që punon dhe kujdeset për familjen.
Basha: Një shoqëri nuk ecën para, pa i dhënë gruas vendin që i meriton. Edhe si kreu i PD, dhe si bashkëshort dhe si prind i dy vajzave. Nuk ka zhvillim nëse gruas nuk i jepet vendi që meriton. Nënat dhe vajzat shqiptare jeni krenaria jonë, thesari i këtij kombi.

Të fundit