Flash News
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Basha me qytetarët dhe bizneset: Do ta kthej administratën në funksionin tuaj, kemi plan dhe për kulturën
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar takime me qytetarë dhe biznese në njësinë nr.9 në kryeqytet, ku është njohur me shqetësimet dhe ka prezantuar planin e PD.
Kryedemokrati tha se nëse vjen në pushtet pas 25 prillit do ta kthejë administratën në funksion të qytetarëve, ndërsa garntoi zbatimin e ligjit. Basha u ndal edhe te gjendja aktuale e bizneseve. Ai gjithashtu bëri me dije PD ka një plan edhe për kulturën dhe artistët.
“Do ta kthejë administratën në funksionin tuaj. Shteti ka për detyrë të garantojë ligj, siguri, barazi, konkurrencë, dinjitet. Për të gjithë bizneset që janë goditur nga pandemia kemi një plan për t’ju ardhur në ndihmë. Të gjithë paratë e shqiptarëve i ka çuar tek një grusht oligarkësh. Ne për kulturën kemi një program për t'i mbështetur artistët”, tha Basha.
Ky u ndal të angazhimet e tij që kanë të bëjnë me rritjen e pensioneve dhe rimbursimin e branave.
“Keni fjalën time dhe zotimin tim që të gjitha angazhimet do ti bëjmë realitet. Ne do të vendosim një politikë e cila do e rrisë pensionin minimalisht dyfishin rritjen e normës së inflacionit dhe jo më pak se 5% e para, e dyta do ju vendosim atë fashën mbrojtëse për energjinë ku çmimi do të ulet për 300 kw/h e parë për muaj. Rimbursimi i ilaçeve do të bëhet sipas diagnozës që të mos nxirrni lekë nga xhepi për të pagua ilaçet”, u shpreh kryedemokrati.