Flash News

Ditari i Opozitës

Basha në takim me studentët e ekonomisë: Dhjetëra socialistë kanë mbetur jashtë tepsisë së “Rilindjes”

Basha në takim me studentët e ekonomisë: Dhjetëra

Kryetari i PD Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e fakultetit të Ekonomisë.

Në takim u diskutua për situatën ekonomike në vend, mundësitë e punësimit dhe pandemine. I pyetur nga studentët, Basha tha se pandemia e Covid-19 ka sjellë një krizë të thellë në ekonomi për shkak edhe të keqmenaxhimit nga qeveria.

Më tej, ai shtoi se kishte takuar shumë socialistë që ishin të mllefosur me qeverinë dhe kanë mbetur jashtë tepsisë së "Rilindjes".

Pikërisht prej dështimit të Edi Ramës për të dhënë një paketë minimalisht sa paketa e Kosovës, ne futemi në një zinxhir negativ, zinxhir rënie të thellë ekonomike e cila siç e keni parë dhe siç e ka raportuar Banka Botërore, FMN  dhe institucionet e tjera, është  pothuajse dyfish i rënies ekonomike  të vendeve të tjera të rajonit.

Justifikimin e kemi dëgjuar pse nuk është bërë një paketë e tillë, sepse kaq para kemi, por nga ana tjetër janë marrë borxh pothuajse 1.1 miliardë euro dhe është dhënë një paketë ekonomike 102 milionë euro! Pra, para ka. Ku shkojnë këto para!? Ku shkojnë 1 miliardë euro të tjera që janë marrë borxh!? Shpenzimet publike të qeverisë  kanë shkuar në dy drejtime kryesore, në të famshmin  program të PPP-ve  dhe koncensioneve, ku është  detyruar shteti  me një shumë marramendëse prej 2.2 miliardë eurosh që rritet  nga viti në vit dhe në të ashtëquajturin program të “Rilindjes Urbane”, pra, investime kryesisht në  fasada.

Jemi vendi i fundit në investimet në ekonomi, shëndetësi. A mund të vazhdohet kështu? As edhe një ditë të vetme. Dhe për këtë janë të vetëdijshëm edhe socialistët. Kam takuar dhjetëra socialistë nëpër Shqipëri të cilët janë të mllefosuar, jashtë tepsisë së “Rilindjes”. Pra një reformë e qeverisjes do të sjellë ri-dimensionimin. Taksat duhet të shkojnë për të nxitur ekonominë”, u shpreh Basha.

Të fundit