Flash News

Ditari i Opozitës

Basha nga Kuvendi: Babai i një prej deputetëve merr 10 milionë lekë në muaj

Basha nga Kuvendi: Babai i një prej deputetëve merr 10 milionë

Kryedemokrati Lulzim Basha ngriti si shqetësim çështjen e inceneratorëve nga foltorja e Kuvendit. Ai tha se dëmi i shkaktuar te paratë e qytetarëve është 430 milionë euro.

Duke theksuar se “koka e kësaj afere” është kryeministri Edi Rama, Basha u shpreh se Komisioni Hetimor po nxjerrë çdo ditë fakte të reja.

Kryedemokrati hodhi akuza, ndërsa tha se babai i një prej deputetëve të Kuvendit e ka pagën mujore 10 milionë lekë të vjetra. Sipas Bashës, ai paguhet nga paratë e inceneratorëve.

“Korrupsioni qeveritar problem kryesor i Kuvendit. Ditë për ditë komisioni zbardh se pse Rama nuk mund të lajë duart, duke bërë kurban ministrat. Megjithëse ai e ka mbiemrin koka, ai është bishti i kësaj afere. Koka është Edi Rama. Asgjë s’do kishte ndodhur pa mbështetjen dhe miratimin e tij.

Kjo është arsyeja pse Rama e mbylli komisionin dhe u rihap pas presionit të opozitës dhe ndërkombëtarëve. 430 milionë euro vjedhje kriminale ku është përfshirë e gjithë qeveria. Prej 2018 shqiptarët paguajnë 29 euro për ton.

Në mes të pandemisë kur e gjithë bota kishte ndaluar udhëtimet këta kanë faturuar 850 mijë euro fluturime dhe udhëtime skemë e pastër të pastrimit të parave. 10 milionë lekë në muaj është rroga e babait të njërit prej deputetëve në këtë sallë sa 5 deputetë bashkë merr babai i njërit prej jush në këtë sallë nga inceneratorët e paguar me paratë e qytetarëve”, tha Basha.

Të fundit