Flash News

Ditari i Opozitës

Basha nga Rrogozhina: Sa më shumë dëgjohen tringëllimat e prangave, aq më shumë kanë filluar flasin për brava

Basha nga Rrogozhina: Sa më shumë dëgjohen tringëllimat e

Kreu i PD, Lulzim Basha ka prezantuar pasditen e sotme në Rogozhinë kandidatin për kryetar bashkie, Ferdinand, Saraçi.

Duke u ndalur te afera e inceneratorëve, Basha tha se ata qe janë në dyert e SPAK sot , janë prova më e mirë që hedh poshtë shpifjet ndaj PD-së.

“Jo vetëm zbulimi i skemës së vjedhjes me inceneratorët por edhe arrestimi një nga një, burgosja një è nga një, Saimir Tahiri, Lefter Koka qe është bishti i aferës qe është arrestuar, Alqi Bllako që është thirrur dje në SPAK, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj, kryebashkiakët e tjerë të Elbasanit, të Fierit.
Tani një pyetje: Këta qenkan te gjithë bashke për të vjedhur 430 mln euro dhe Edi Rama s'kishte dijeni, thoni ju?
Gjithçka është bërë pas shpinës së tij, siç thotë ai?
Ka ngjyer gishtin pas shpinës së EDI Ramës? Guxojnë këta pa shpinës së Edi Ramës? Pa diskutim që jo!
Prandaj komisioni do vazhdojë punën, pavarësisht se ja ndërprenë një herë. U detyruan në bashkëpunim me partnerët tanë strategjike,  atë kohë që kemi do ta përdorim me efiçençe maksimale. Ndërsa ata që kanë filluar të paraqiten para dyerve të SPAK-ut janë prova më e mirë.

Tani janë para dyerve të SPAK, shumë shpejt do të jenë aty ku e meritojnë. Janë prova më e mirë që hedh në tokë të gjitha sulmet, të gjitha shigjetat, sulmet, shpifjet qe kane drejtuar ndaj PD, ndaj jush, ndaj meje, ndaj përfaqësuesve tanë, ndaj kryetares së komisionit dhe anëtarëve tanë në komision, ndaj Partisë Demokratike të Shqipërisë që është mburoja e vetme e interesit publik te shqiptareve.
Do ti intensifikojnë sulmet. I keni parë kanë filluar. Sa më shumë iu afrohen nxehtësia e drejtësisë, sa më shumë dëgjohen tringëllimat e prangave aq më shumë kanë filluar flasin për brava. Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi”, u shpreh Basha.  

Të fundit