Flash News

Ditari i Opozitës

Basha nis "hakmarrjen"/ Shkarkon 11 kryetarë të degëve të PD, nesër mblidhet Këshilli Kombëtar

Basha nis "hakmarrjen"/ Shkarkon 11 kryetarë të degëve

Pasi u shkarkua nga Kuvendi, kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur "hakmarrjen". Në mbledhjen e Kryesisë, e cila nisi në orën 18.00 u shkarkuan 11 kryetarë të degëve.

Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi ka deklaruar në mbledhje se ata u shkarkuan sepse nuk kishin kryer detyrat e tyre lidhur me organizimin e Kuvendit të datës 18 dhjetor, por duket se arsyeja e vërtetë nuk është kjo.  

Bëhet fjalë për kryetarët e degëve: Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, dega 1, 3 dhe 9 në Tiranë, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër. Basha ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbledhë Këshillin Kombëtar, ku pritet të merren të tjera vendime.

Të fundit