Flash News

Ditari i Opozitës

Basha nuk iu "bind" Komisionit, kush janë 6 të skualifikuarit që i vendosi në lista

Basha nuk iu "bind" Komisionit, kush janë 6 të

Para se të publikonte listat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 25 prillit, Partia Demokratike iu nënshtrua një procesi me faza të votimit nga baza dhe të vlerësimit nga një Komision. Sa i përket të parës është zbatuar 100 % nga kryedemokrati Basha duke mos kandiduar asnjë prej  të përjashtuarve nga votimet e bazës, ndërsa për fazën e vlerësimit nga Komisioni, ka bërë disa përjashtime.

Bëhet fjalë për 6 nga 13 emrat e skualifikuar nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave, ku disa prej tyre janë vendosur në atë që quhet “listë të sigurt”.

·         Tritan Shehu - I renditur i pari në Qarkun e Gjirokastrës

·          Ervin Salianji – I renditur i treti në Qarkun e Korçës

·         Lindita Metaliaj – E renditur e treta në Qarkun e Lezhës

·         Luan Baçi – I renditur i katërti në Qarkun e Fierit

·         Nadire Meçorapaj – E renditur e gjashta në Qarkun e Vlorës

·         Izmira Ulqinaku – E renditur e nënta në Qarkun e Shkodrës

Gjithsesi, kreu i PD-së Lulzim Basha mund të ketë vepruar brenda rregullave, pasi Kryetari dhe Komisioni i PD-së ka të drejtën për të zgjedhur 20 % të kandidatëve, që duket se nuk është tejkaluar. Vlen të përmendet dhe fakti se një prej anëtarëve të Komisionit, Mark Markun kryedemokrati e vendosi në krye të listës së Qarkut Lezhë.

Kandidatët e skualifikuar nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave:

1. ANDON FRROKAJ

2. ARBEN KASHAHU

3. ENDRI HASA

4. ERVIN SALIANJI

5. FATBARDHA KADIU

6. IZMIRA ULQINAKU

7. LINDITA METALIAJ

8. LORENC LUKA

9. LUAN BACI

10. NADIRE MEÇORAPAJ

11. ROMEO GURAKUQI

12. TRITAN SHEHU

13. XHEMAL GJUNKSHI

Të fundit