Flash News

Ditari i Opozitës

Basha: Nuk kemi asnjë shans me një "non grata", jam në dispozicion të zgjidhjes së situatës

Basha: Nuk kemi asnjë shans me një "non grata", jam në

Lulzim Bashka ka mbledhur sot kryetarët e degëve, ku në qendër të diskutimeve është situata brenda partisë pas zgjedhjeve të 6 marsit. Sipas mediave, Basha ka deklaruar sërish para krerëve të rretheve se ai është në dispozicion të zgjidhjes së situatës.

Aiu iu drejtua Kolegjit duke thënë se ndodhen në këtë situatë prej vendimit që grupi ndërmori ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

"Kam përsëritur para deputetëve atë që u kam thënë ju kë takimin e fundit: jam në dispozicion të zgjidhjes. Zgjidhja është një proces. Këtu nuk ndodhemi prej gabimeve por për shkak të vendimit të 9 shtatorit. Grupi i qëndroi vendimit të 9 shtatorit. E kuptojmë se nuk kemi shans me një non grata. Ajo që na vlen sot është një diskutim me përgjegjësi I kolegjit të kryetarëve pasi ky kolegj mban peshën më të madhe. Sfida është si ti bëjmë bashkë këto 3 pjesë. 9 shtatorin nuk e zhbëjnë dot nëse nuk duam të zhbëjnë PD. Duhet të tregojmë mençuri të bashkojmë PD, që të arrijmë sukses elektoral. Situata është eksplozive dhe detyra jonë është të jemi 1 orë e më parë në shërbim të njerëzve. Unë në shërbim të zgjidhjes kam vënë në dispozicion gjithçka," - mësohet të ketë thënë ai.

Të fundit