Flash News

Ditari i Opozitës

Basha nuk shkon dot në SHBA? Si përgjigjet kreu i grupit parlamentar të PD-së

Basha nuk shkon dot në SHBA? Si përgjigjet kreu i grupit parlamentar

Ish kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një sërë akuzash ndaj kreut të PD, Lulzim Basha pasi ky i fundit e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD për shkak të shpalljes së tij non grata nga SHBA.

Ndër to, Berisha e ka akuzuar Bashën se nuk mund të shkojë në SHBA. Lidhur me këtë akuzë është pyetur kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj.

I ftuar në report tv, Rushaj nuk dha një përgjigje shteruese, por tha se Basha “mund” të shkojë për vizitë pune në Amerikë.

“Basha nuk shkon dot në SHBA? Nuk e besoj, nuk i kam kërkuar Bashës që të më tregojë pasaportën apo vizën. Besoj se mund të shkoj sa herë të ketë ftesa apo takime pune në Amerikë”, tha Rushaj.

Të fundit