Flash News

Ditari i Opozitës

Basha u ofrua i pari për vetting, Shehi: S’ka nevojë për heronj, po SPAK-u me 15 vetë do ta bëjë?

Basha u ofrua i pari për vetting, Shehi: S’ka nevojë për

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi deklaroi se mbështet amendamentet e PD-së për vetting ë politikanëve, por kundërshton që procesi të kalojë në duart e SPAK-ut.

I ftuar në RTV Ora, Shehi tha se procesi i vetting-ut për politikanët duhet të bëhet në mënyrën e duhur dhe të drejtë, pa u cenuar nga propaganda.

"Në princip i mbështes të tjera por kam gjithë rezervat e mia.  Vettingu në politikë uroj të bëhet vetting, të bëhet në mënyrë serioze dhe të mos kalojë kot si propozim propagande si " ne e duam ndershmërinë por nuk na lënë të tjerët". Kjo histori ka 30 vjet. Ka vazhduar hajdutllëku. Të bëhet një diçka serioze që në këto 30 vjet ata që nuk kanë vjedhur të çmohen politikisht, këtu fushën politike e kanë zënë të korruptuarit. Por me këtë formulë nuk bëhet. Siç e mendojnë këta të PD. Them se nuk e bën dot SPAK. Pse duhet ta bëjë, sepse meqë ka thënë Edi Rama njëherë se do ta bëjë SPAK.

Si do ta bëjë SPAK, janë 15 vetë. Lëre SPAK të bëjë atë punë që është caktuar për të bërë se nuk po bën as ato. SPAK, SPAK, po ato 400 prokurorë që janë për të diskutuar çështjet normale, mund të ngremë dhe ad-hoc. Nëse do diskutojmë seriozisht duhet të flasim. Unë jam i pari për ta bërë, jo për të më kontrolluar mua. Dhe ajo që thotë Basha, më kontrolloni mua të parin, ka një lloj demagogjie. Janë teza ta forta të komunizmit, nuk kanë punë me demokracinë. S'ka nevojë për heronj.

Kam dyshime për këtë punë por uroj të filloj seriozisht diçka për të pastruar një pjesë të politikës shqiptare. Dikush që e ka tepruar të dënohet për diçka. Përtej dyshimeve do jap maksimumin e kontributit. Sa i përket dy të tjerave, e kërkoj prej vitesh ndryshim të kodit zgjedhor dhe një reformë të re administrative që fatkeqësisht PD e la përgjysmë," u shpreh Shehi.

 

Të fundit