Flash News

Ditari i Opozitës

Basha sulmon Berishën, Metën dhe Ramën: E mbajnë peng Shqipërinë sepse janë të lidhur me interesa të fuqishme

Basha sulmon Berishën, Metën dhe Ramën: E mbajnë peng

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur për situatën në PD dhe për protestën e ditës së shtunë. Basha ka hedhur akuza ndaj ish-liderit Sali Berisha, duke thënë se ish-lideri donte gjakderdhje mes demokratëve në 8 janar. Ai i ka mëshuar sërish pretendimit të tij se protestuesit e 8 janarit nuk ishin demokratë.

“Berisha donte gjakderdhje mes demokratëve në 8 janar. Donte të merrte godinën që ta kthente në një bunker kundër 'non grata-s' amerikane. Ajo që panë shqiptarët në 8 janar nuk është PD, por një grusht huliganësh të instrumntalizuar nga Berisha dhe një grup demokratësh që qendronin si fasadë”, tha Basha.

Ai tha për "News 24" se Berisha, presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama po e mbajnë peng vendin. Duke sulmuar sërish "Trekëndëshin e Bermudës", Basha shprehu nevojën për vetingun në politikë, duke shtuar se Berisha, Rama dhe Meta nuk e duan sepse janë të lidhur me interesa të fuqishme.

"Duke qenë që reforma në drejtësi po bën hapa shumë të vegjël përpara është e domosdoshme të futen instrumente të tjera për të pastruar politikën si dhe për të ndarë shpin nga sheqeri. Trekëndëshi i Bermudës kërkon ta mbajë kështu Shqipërinë në këto kushte. Unë e them sot fare hapur para shqiptarëve, Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta mbajnë peng Shqipërinë.

E mbajnë për interesa të tyre. Janë të lidhur me interesa të fuqishme. Kjo është fjala ime kundër të tyres por që populli ta kuptojë kush ka të drejtë le të bëjmë vettingun në politikë. Dikur e mbështesnin, ca bënin sikur e mbështesnin. Çka e bashkon trekëndëshin e Bermudës, janë të tre kundër vettingut të politikanëve. Vetëm vettingun e marangozëve nuk kanë bërë akoma dhe nuk pranojnë vettingun e politikanëve. Ta fillojmë me kryetarin e opozitës të parin”, tha Basha.

 

Të fundit